Udhëzim/ Si të aplikoni për të përfituar ndihmën financiare nga qeveria

215

Drejtoria e Përgjtihshme e Tatimeve informon se aplikimi për plotësimin dhe dorëzimin e formularit për përfitim të ndihmës financiare për tatimpaguesit me xhiro deri në 14 milionë lekë që janë mbyllur për shkak të masave shtrenguese të qeverisë, duhet të kryhet nëpërmjet llogarisë së deklarimit elektronik, në e-filing, duke filluar nga data 1 prill e në vijim.​

DPT publikoi udhëzimin mbi mënyrën e aplikimit për të përfituar ndihmën financiare.

“Aplikimi për plotësimin dhe dorëzimin e Formularit “Kërkesë për përfitim të ndihmës financiare”, për çdo tatimpagues që plotëson kriteret sipas VKM nr.254 date 27.03.2020 duhet të kryhet nëpërmjet llogarisë së deklarimit elektronik, në e-filing, duke filluar nga data 1 prill e në vijim.”, thuhet në udh[zimine DPT-së.

​Në bazë të VKM nr.254 datë 27.03.2020 “Për përcaktimin e procedurave, të dokumentacionit dhe të masës së përfitimit të ndihmës financiare për të punësuarit në subjektet e biznesit me të ardhura vjetore deri 14 milionë lekë,  ndihmës ekonomike e të pagesës të së ardhurës nga papunësia gjatë periudhës së fatkeqësisë natyrore të shpallur si pasojë e COVID-19”, subjektet tatipampagues të cilët do të aplikojnë për përfitim të ndihmës financiare, duhet që:

  • Për vitin 2019 të kenë realizuar të ardhura deri në 14 milionë lekë,
  • Të kenë ndërprerë aktivitetin në zbatim të Urdhrave të Ministrit së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale (MSHMS), të dala për këtë qëllim,
  • Duhet të kenë përgjegjësi tatimore për tatimin e thjeshtuar mbi fitimin ose tatimin mbi fitimin

Për të dorëzuar formularin “Kërkesë për përfitim të ndihmës financiare”, çdo tatimpagues që plotëson kriteret e mësipërme, duhet të aplikojë nëpërmjet llogarisë së deklarimit elektronik, në e-filing, duke filluar nga data 1 Prill e në vijim.

Udhëzuesi praktik mbi mënyrën e aplikimit dhe plotësimit të këtij Formulari (bashkëngjitur këtij njoftimi) sqaron hapat që duhet të ndiqen për plotësimin në mënyrë korrekte të tij.

  • Individet, me status i vetëpunësuar, përfitues sipas VKM-së Nr.254, date 27. 03.2020,në plotësimin e Formularit për përfitimin e ndihmës financiare, nëse nuk disponojnë një llogari personale, mund të përdorin të dhënat e llogarisë bankare të hapur për qellim të biznesit. Nëse nuk e disponojnë një llogari biznesi, do të duhet të paraqiten pranë një prej bankave të niveli të dytë, për të bërë të mundur hapjen e një llogarie bankare personale apo biznesi.
  • Individët përfitues (punonjësit e papaguar të familjes të personit fizik tregtar; të punësuarit në personat fizikë tregtarë; të punësuarit në personat juridikë), të cilët nuk disponojnë një llogari bankare aktive, duhet të paraqiten pranë një prej bankave të nivelit të dytë që operojnë në vendin tonë, për të bërë të mundur hapjen e një llogarie bankare.

Kujdes: Të dhënat e llogarisë bankare, bëjnë pjesë në të dhënat e detyrueshme për t’u plotësuar në Formularin e përfitimit të ndihmës financiare

Ato duhet të disponohen nga individët përfitues dhe duhet t’i vihen në dispozicion subjektit, përpara kryerjes së aplikimit elektronikisht në llogarinë e deklarimit elektronik.

  • Subjektet me status i vetëpunësur, të cilët mund të jenë nën masa të mbledhjes me forcë të detyrimeve tatimore (bllokim llogarie bankare), duhet të hapin një llogari personale bankare, (e cila nuk mund të përdoret për qëllime te tjera), për të bërë të mundur përfitimin e ndihmës financiare.
  • Subjektet që do të plotësojnë kërkesën, duhet të sigurohen që të plotësojnë të dhënat e sakta të individëve pëfitues, ku IBAN i llogarisë bankare është e dhënë shumë e rëndësishme.

Plotësimi i pasaktë i kësaj të dhëne, bllokon procesin e kalimit të pagesës nga Thesari, edhe për përfituesit e tjerë, pjesë e të njëjtit formular.