UEFA liçenson stadiumin “Fadil Vokrri” për Ligën e Kombeve

269

UEFA ka licencuar edhe zyrtarisht stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë, pas lajmit të qarkulluar ditë më parë bazuar mbi burime nga organi më i lartë qeverisës i futbollit europian.

Këtë gjë e ka bërë të ditur Federata e Futbollit të Kosovës, nëpërmjet një njoftimi në faqen zyrtare të saj.

Me 10 shtator, në orën 20:45, përfaqësuesja e Kosovës do ta zhvillojë ndeshjen e parë në shtëpi kundër Ishujve Faroe, në kuadër të Ligës së Kombeve.