Ujë për 400 ha tokë dhe 387 familje në Mirditë, Austria dhe Zvicra financojnë projektin

38

Në Bashkinë Mirditë, një nga përfituesit e Skemës së Granteve që po zbatohet nga Programi për Zhvillim Rajonal në bashkëpunim të ngushtë me Fondin Shqiptar të Zhvillimit, ka finalizuar projektin për rehabilitimin e kanalit vaditës Malaj-Tarazh, Mirditë.

Ky projekt, financohet nga Qeveria Zvicerane dhe Qeveria Austriake në kuader të skemës së Granteve të RDPA në mbështetje të zonave të prekura nga tërmeti.

Zona rurale e Malaj-Tarazhit në Mirditë është tashmë plotësisht e pajisur me një kanal të gjatë vaditës, i cili do të sigurojë ujë për më shumë se 400 ha tokë bujqësore dhe 387 familje.

Zona është shumë e pershtatshme për kultivimin e vreshtave dhe druve frutorë, krahas kulturave tradicionale të drithrave dhe perimeve.

Në realizimin e këtij projekti janë kryer këto volume pune: 14900 m3 germime me ekskavator dhe krah, u mbushën rreth 2040 m3 me zhavorr e dhe të zakonshëm, u hodhën rreth 1955 m3 beton për kanal dhe mure, u vendosën rreth 738 ml tub dhe tombino, u vendosën 7 ura këmbësore dhe auto si dhe 38 priza për marrjen e ujit.

Ky investim do të ndikojë drejtpërdrejt në përmirësimin e kushteve socio-ekonomike të banorëve të kësaj zone./PO.AL