Investimet në kantieret e ujësjellësve, në të gjithë vendin synojnë përmirësimin e cilësisë së furnizimit 24 me ujë të pijshëm për shumë zona urbane dhe rurale të vendit.
Në fshatin Porodinë në Korçë po ndërtohet një ujësjellës i ri që siguron ujë të pijshëm për gjithë banorët.
Ky është një projekt i rëndësishëm që përfshin rikonstruksionin e stacionit të pompimit, ndërtimin e linjës elektrike, ndërtimin e një depoje të re furnizimi, si dhe zgjerimin e rrjetit të ujësjellësit edhe në një grup banesash në rrugën që lidh Porodinën me Melçanin.