Po vijon puna për përmirësimin e infrastrukturës së ujitje-kullimit, në mbështetje të fermerëve për sezonin e ri të prodhimeve.
Drejtoria e Ujitjes dhe Kullimit Fier po përmbyll dy investime me rëndësi në këtë sektor.
Ura e re e Sheqishtes, mbi kanalin kullues “Kolektori Roskovec-Hoxharë”, është një nyje kryesore e lëvizjes për transportimin e produkteve bujqësore nga fusha drejt tregut.
Pastrimi i kanalit kullues që përshkon fshatrat Sheqishte e Belinë, eliminon riskun nga përmbytjet për 370 hektarë toka bujqësore.
/ata.gov.al