Ulen çmimet në janar, INSTAT: Inflacioni 1.9%

2

Çmimet e konsumit kanë shënuar rënie këtë fillim viti.

Instituti i Statistikave (INSTAT) raportoi se për muajin janar 2025 inflacioni zbriti në 1,9%. Një vit më parë ky tregues ishte 3,4 %. Ndryshimi mujor i indeksit të çmimeve të konsumit në muajin janar 2025, krahasuar me dhjetor 2024 shënoi rënie me 0,4 %

Sipas INSTAT, rritja vjetore e çmimeve në muajin janar është ndikuar kryesisht nga grupi “Ushqime dhe pije joalkoolike” me 0,91 pikë përqindje, pasuar nga grupi Mobilje, pajisje shtëpie dhe mirëmbajtje e shtëpisë” me 0,29 pikë përqindje.
Gjithashtu, me rritje ndikuan çmimet e grupit “Pije alkoolike dhe duhan” me 0,19 pikë përqindje, çmimet e grupit “Qira, ujë, lëndë djegëse dhe energji” me 0,18 pikë përqindje, çmimet e grupeve “Veshje dhe këpucë” dhe “Argëtim dhe kulturë” me 0,12 pikë përqindje secili, çmimet e grupeve “Hotele, kafene dhe restorante” dhe “Mallra dhe shërbime të ndryshme” me 0,09 pikë përqindje secili, çmimet e grupit “Komunikimi” me 0,04 pikë përqindje, çmimet e grupeve “Shëndeti” dhe “Shërbimi arsimor” me 0,03 pikë përqindje secili dhe çmimet e grupit “Transporti” ndikuan me rënie 0,15 pikë përqindje.
Brenda grupit të ushqimeve çmimet e nëngrupit “mish” patën një rritje me 4,0 %, pasuar nga nëngrupet “qumësht, djathë dhe vezë” me 3,3 %, “zarzavate përfshirë patatet” me 3,0 %, “peshk” me 2,0 %, “sheqer, reçel, mjaltë, çokollata dhe ëmbëlsira” me 1,4 %, etj.
Referenca: ata.gov.al