Ulet çmimi i energjisë, 8,5 lekë për konsumatorët familjarë që shpenzojnë deri në 700 kwh

2

Bordi Rregullator i Entit Rregullator të Energjisë (ERE) shqyrtoi propozimin për uljen e çmimit të energjisë elektrike për familjarët.

Për familjet që konsumojnë deri në 700 kWh, çmimi do të jetë 8.5 lekë për kWh (pa TVSH). Për ato që tejkalojnë 700 kWh, çmimi do të jetë 9.5 lekë për kWh (pa TVSH).

Ky vendim hyn në fuqi nga data 1 shkurt 2025 dhe do të jetë i vlefshëm deri më 31 dhjetor 2025.

Kërkesa për uljen e çmimit të energjisë bazohet në analiza të thelluara mbi nevojat për të ardhura dhe përbërjen e çmimit final, duke përfshirë kostot e furnizimit me energji, tarifat e shpërndarjes dhe tarifat e transmetimit.

Gjatë mbledhjes u theksua se fasha e konsumit deri në 700 kWh prek rreth 80% të familjeve të lidhura me tensionin 0.4 kV.

Referenca: ata.gov.al