Ulja e kostos, me rreth 10%, ka ndikuar në rritjen e transportit detar të mallrave

350

Transporti detar i mallrave ka pasur një ecuri pozitive e cila pritet të mbetet e tillë gjatë gjithë këtij viti. Operatorët e këtij sektori shprehen optimistë për ecurinë e transportit në krahasim me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Sipas të dhënave nga Autoriteti Portual i Durrësit gjatë muajit janar të këtij viti në terminalin e Kontejnerëve u përpunuan 7,995 kontejnerë TEU gjithsej ose 427 kontejnerë më e lartë se sa në janar të vitit 2016.
Rritja e numrit të kontejnerëve është konstatuar si për mallrat e eksportit ashtu edhe për importit, përkatësisht me 93 dhe 334 njësi kontejnerike.

Gjithashtu, gjatë muajit janar janë përpunuar 12 anije gjithsej me më shumë se 90 mijë ton mallra.
Në Terminalin Lindor janë përpunuar 6 anije me afro 25 mijë ton, ndërsa në atë të Mallrave Gjenerale janë përpunuar 18 anije gjithsej me rreth 45 mijë ton mallra.

Në të njëjtën periudhë në terminalin e Pasagjerëve janë përpunuar 77 tragete me mbi 51 mijë ton mallra gjithsej.

Burimi: Revista Monitor