Unaza e madhe e Tiranës, ARRSH: Në lotin 4 nis ndërtimi i rrugëve dytësore

2

Autoriteti Rrugor Shqiptar (ARRSH) bëri të ditur se punimet në kantierin e lotit 4 të Unazës së Madhe Tiranë, po vijojnë me ndërtimin e rrugëve dytësore pjesë e këtij loti edhe të viaduktit me gjatësi 420m.

ARRSH ndau në rrjete sociale pamje nga punimet që po kryen në këtë vepër të rëndësishme të infrastrukturës, që po merr formë dita ditës deri në realizimin e plotë.

“Në kantierin e lotit 4 të Unazës së Madhe Tiranë – aty ku po vijon puna për ndërtimin e viaduktit me gjatësi 420m dhe ndërtimin e rrugëve dytësore pjesë e këtij loti”, shkroi ARRSH.

Unaza e Madhe e kryeqytetit përbën një segment prej 27 kilometrash të gjatë. Përfundimi i saj lehtëson trafikun brenda Tiranës, ndërsa e lidh kryeqytetin me të gjitha rrugët dalëse kombëtare.

/ata.gov.al