Unaza Lindore e Tiranës, nis montimi i 32 trarëve te mbikalimi në Shkozë

115

Autoriteti Rrugor Shqiptar (ARRSH) njofton se, në Unazën Lindore të Tiranës, Loti 3, po kryhen punimet për montimin e trarëve të mbikalimit në Shkozë, ku do të montohen 32 trarë me gjatësi 31 m.

Sipas ARRSH-së këto punime priten të përfundojnë për një periudhë rreth 10-ditore.
Unaza Lindore që do të shërbejë si nyjë lidhëse e Unazës me Bulevardin, për të lehtësuar ndjeshëm qarkullimin e mjeteve.

Unaza e Madhe e Tiranës është një vepër e rëndësishme për banorët e kryeqytetit, por edhe për të gjithë udhëtarët shqiptarë dhe të huaj.

Unaza e Madhe e kryeqytetit përbën një segment prej 27 kilometrash të gjatë. Përfundimi i saj në vitin 2023 lehtëson trafikun brenda Tiranës, ndërsa e lidh kryeqytetin me të gjitha rrugët dalëse kombëtare.