Universitetet çelin dyert, 22 mijë studentë për herë të parë në auditore

208

Ka nisur sot viti i ri akademik 2018-2019 për rreth 83 mijë studentë në ciklin e parë (bsc dhe profesionale).

Sipas shifrave zyrtare, rreth 22 mijë prej studentëve ulen për herë të parë në auditoret e universitetit. Viti i ri akademik nis edhe për 10 mijë pedagogë të brendshëm dhe të jashtëm në universitete. Shkollat e larta, kanë ende kuota të lira por sipas udhëzimit do të plotësohen nga vetë fakultetet me zhvendosjen e vijës së kuqe.

Këtë vit hapen 103 programe të reja studimi, 49 në profesional dhe 54 në bachelor. Ndërkohë që për herë të parë mësuesia është renditur e treta në preferencat e maturantëve pas ekonomikut dhe shkencave sociale pasi rreth 16 % e studentëve janë regjistruar për mësuesi.

Edhe këtë vit 80% e studenteve zgjodhën universitetet publike. Për herë të parë në degët e mësuesisë u aplikua nota mesatare mbi 7.

Ndërsa për maturantët me mesatare të ulet nën 6, universitetet rajonale kanë hapur programe 2 vjeçare. Degët jane përshtatur me tregun e punës sipas rajoneve te vendit. Edhe këtë vit rreth 10 mije të rinj vendosën të largohen për të ndjekur studimet në universitet jashtë Shqipërisë.

PO.al ju uron suksese të gjithë studentëve