UNIVERSITETET shqiptare/ 2020-ta, viti i “vajzave me diplomë”

15

2020 ka prodhuar më shumë “vajza me diplomë”. Sipas raportit më të fundit të Institutit të Statistikave, 65.3% e totalit të të diplomuarve në të gjitha programet e arsimit të lartë kanë qenë vajza.

Instat tregon se në vitin pandemik janë diplomuar në total 32 mijë e 889 studentë në arsimin e lartë me një ndasi 21 mijë e 481 vajza dhe 11 mijë e 408 djem.

Fusha në të cilën janë diplomuar më shumë studentë në të gjitha programet është “Biznes, administrim dhe ligj” prej 28.7 % ,ose mbi një e katërta e numrit të përgjithshëm të të diplomuarve.

Disiplina e dytë arsimore më e preferuar nga djemtë është “Inxhinieri, prodhim dhe ndërtim” me 20 % e të diplomuarve. Nga ana tjetër, nga vajzat gjithsej të diplomuara, fusha e dytë e preferuar është “Shëndet dhe mirëqenie” me 16.3 % të të diplomuarave.