Universiteti Politeknik rrit pagat e pedagogëve

15

Universiteti Politeknik në Tiranë vendosi sot rritjen me 8% të pagave të pedagogëve.

Ky vendim u mor sot nga Senati Akademik i Universitetit Politeknik të Tiranës.

Senati Akademik i Universitetit Politeknik të Tiranës, bazuar në vendimin e Këshillit të Ministrave nr. 647, vendosi për dhënien e mendimit për bordin e administrimit të universitetit, për miratimin e rritjes së nivelit të pagave për personelin akademik në kufirin maksimal që përcakton VKM-ja, pra 8%.

Me këtë vendim, pagat e pedagogëve dhe stafit tjetër akademik, pësojnë një rritje në masën 15 %”. 7 % është rritja e premtuar nga qeveria dhe 8 % është rritje që mbështetet nga vetë universiteti.

Në zbatim të vendimit të Këshillit të Ministrave të datës 5 tetor, për rritje të pagës me 7 % nga buxheti i shtetit dhe 8 % nga universitetet, Universiteti i Politeknik është i treti  institucion i arsimit të lartë që ka marrë vendimin për rritjen e pagave për stafin akademik pas Universitetit të Mjekësisë dhe atij të Tiranës.