Ura e Bilçës investim strategjik, zgjeron paketën turistike në Berat

72

Në Berat ka nisur puna për ndërtimin e urës së Bilçës, një nga investimet strategjike më të rëndësishme në këtë qytet.

Ura është një investim strategjik që e kthen Bilçën në një lagje të qytetit dhe për më tepër, zgjeron edhe paketën turistike për vizitorët e shumtë që frekuentojnë Beratin.

Projekti i bashkisë Berat po bëhet realitet falë partneritetit me Fondin Shqiptar për Zhvillim dhe financimit me grant nga fondet e Bashkimit Evropian nëpërmjet Bankës Evropiane për Zhvillim.

Kjo Urë e kthen Bilçën në lagje të qytetit dhe për më tepër, zgjeron paketën turistike të Beratit ku vizitorët vetëm pak minuta larg do të gjejnë destinacionet e ekoturizmit në Bilçë dhe zonat përreth.

Ura është me një gjatësi prej 268 metra dhe gjerësi të superstrukturës 12.4 metra ku përfshihen dhe trotuare dhe korsi për biçikleta.

/ata.gov.al