Ura e re e Tapizës, punimet arrijnë ne 48 %! Projekti përfundon deri në fund të vitit

23

Puna për ndërtimin e urës së re të Tapizës po ecën me ritme të shpejta dhe do të përfundojë brenda këtij viti, duke garantuar kalim të sigurt  për përdoruesit e rrugës në këtë aks.

Ura e Tapizës ndodhet nё segmentin rrugor Tiranë – Shkodër, afro 30km larg Tiranës, pikërisht nё një ndër linjat kryesore rrugore nё Shqipëri, pasi lidh veriun me jugun e vendit, dhe fluksi i trafikut ditor/vjetor nё kёtё rrugë ёshtё mjaft i lartё.

Ura e vjetër u shemb pasi ishte amortizuar ndjeshëm.