Ura e vjetër mbi lumin Drin në lagjen “Skënderbeg” në qytetin e Lezhës është drejt përfundimit.
Bashkia ka realizuar rikonstruksionin e urës në të gjithë elementët e amortizuar, duke e bërë të kalueshme brenda çdo standardi
Ura e vjetër në Lezhë, është një monument historik e ndërtuar qindra vite më parë, ku dhe rikonstruksioni i saj po bëhet me një arkitekturë që ruan historinë e saj qindravjeçare.
Ajo ishte bërë e pakalueshme për automjetet dhe këmbësorët, për shkak të amortizimit të tejskajshëm të saj.