Ushqimet më të mira për shëndetin e dhëmbëve

53

Në këtë artikull do të mësoni më shumë për ushqimet që duhet të konsumoni dhe ato që duhet të shmangni për të siguruar shëndetin dentar.

Ushqimet Më Të Mira Për Shëndetin e Dhëmbëve

Molla

Mollët përmbajnë shumë fibër dhe ujë që mundësojnë eliminimin e mbetjeve ushqimore nga dhëmbët. Kafshimi dhe përtypja e mollës luan efekt pastrues falë prodhimit të lartë të pështymës.

Djathi

Djathi, bashkë me shumë produkte të tjera të bulmetit siç është kosi, nxisin prodhimin e pështymës dhe rrisin nivelin e pehashit të gojës. Kësisoj, ato ulin rrezikun e prishjes së dhëmbëve. Për më tepër, këto produkte kanë kalçium dhe proteinë që forcojnë enamelin e dhëmbëve.

Barishtet

Sipas të dhënave barishtet janë të shëndetshme për të gjithë organizmin, përfshirë këtu edhe dhëmbët. Ato janë plot e për plot me vitamina dhe minerale. Kalçiumi ushqen enamelin ndërsa acidi folik i mbron dhëmbët.

Bajamet

Bajamet janë fantastike për dhëmbët sepse janë të pasura me kalçium dhe proteina por përmbajnë pak sheqer.

Bajamet kërkojnë një përtypje të vazhdueshme duke nxitur kështu prodhimin e pështymës.

Uji

Uji njihet për aftësinë e eliminimit të kavitetit dhe forcimit të dhëmbëve. Uji shpëlan dhëmbët nga mbetjet ushqimore dhe nxit prodhimin e pështymës e cila është e domosdoshme për pastrimin dhe shëndetin e dhëmbëve.

Për ta përmbyllur, ekspertët thonë që njerëzit duhet të kujdesen fort për shëndetin dhe paraqitjen e dhëmbëve duke ngrënë sa më shumë barishte, arrorë dhe fruta. E fundit, por jo nga rëndësia, gjithçka përmbyllet me një gotë me ujë