Ushqime që ndihmojnë në menaxhimin e diabetit të tipit 1 dhe 2
- Peshku
Peshq si salmoni, sardelet dhe açuget janë burime të pasura me omega-3, DHA dhe EPA, që mbrojnë zemrën dhe ulin inflamacionin. Ky grup ushqimor rekomandohet për personat me diabet, të cilët janë më të rrezikuar nga sëmundjet e zemrës. - Perimet e gjelbra
Spinaqi, lëpjetat dhe sallata janë të pasura me lëndë ushqyese dhe me pak kalori. Ato treten lehtë dhe ndihmojnë në ruajtjen e niveleve të qëndrueshme të sheqerit në gjak. Përmbajnë gjithashtu vitaminë C, që redukton inflamacionin dhe ndihmon në uljen e tensionit të lartë. - Kanella
E pasur me antioksidantë, kanella ndihmon në përmirësimin e ndjeshmërisë ndaj insulinës dhe ul nivelin e sheqerit në gjak. Ajo gjithashtu mund të ulë kolesterolin dhe trigliceridet. - Vezët
Vezët janë një ushqim i pasur dhe ndihmojnë në ngopjen afatgjatë. Konsumimi i rregullt i tyre mund të reduktojë rrezikun nga sëmundjet e zemrës, një shqetësim i zakonshëm për diabetikët.
Këto ushqime janë të shëndetshme dhe të dobishme për të mbajtur të ekuilibruar nivelet e sheqerit në gjak dhe për të përmirësuar shëndetin e përgjithshëm.
Referenca: ata.gov.al