Ushqimet që ndikojnë pozitivisht në humorin tuaj

247

Akush nuk mund ta mohojë ndjesinë e kënaqësisë që të jep një akullore apo një çokollatë. Dhe në fakt ka prova shkencore se disa ushqime të caktuara të bëjnë më të lumtur.

Më poshtë do ju tregojmë disa nga ushqimet që ngrenë humorin sipas Zoe Bingley-Pullin dhe fatmirësisht, shumë prej tyre i keni në frigoriferin tuaj.

Avokado – Ky frut ka shumë tirozinë, një prekursor që ndihmon trupin të prodhojë dopaminë, shkaktarin e kënaqësisë. Avokadot përmbajnë edhe shumë acide folike e vitamina D, që ulin nivelin e homocisteinës te femrat shtatzënë, duke ulur rrjedhimisht edhe ankthin apo depresionin.

Çokollata – Çokollata e zezë është lidhur me uljen e hormoneve të stresit, si kortizoli, si dhe uljen e tensionit. Kjo është vërtetuar nga dy studime amerikane, që kanë treguar se 40 gramë në ditë çokollatë e zezë ul stresin si te meshkujt, ashtu edhe te femrat.

Spinaqi – Është i pasur me antioksidantë që janë thelbësorë për luftën kundër ankthit dhe stresit. Magnezi dhe zinku i tij janë shumë efikasë në luftën kundër depresionit.

Orizi – Karbohidratet janë shumë të mira për prodhimin e serotoninës, një stabilizues që lidhet me nivele të ulta depresioni.

Burimi: Top Channel