Ushqimet që nuk duhet t’i konsumojmë asnjëherë me stomakun bosh

48

Të gjithë e dimë që mëngjesi është vakti më i rëndësishëm i ditës, por a e dini se nuk mund të hani absolutisht gjithçka që dëshironi? Kos, një filxhan kafe apo një lëng i freskët portokalli, është pamja perfekte e një mëngjesi ideal sipas shumicës prej nesh. Fatkeqësisht, vetëm disa njerëz janë të vetëdijshëm se disa ushqime nuk janë shumë të mira për ne nëse hahen me stomak bosh. Nëpërmjet këtij artikulli do përpiqemi t’ju udhëzojmë në lidhje me ushqimet që duhet të shmangim në mëngjes.

Domatet

Megjithëse domatet janë të pasura me Vitaminë C dhe lëndë ushqyese, ato patjetër që duhet të shmangen në një stomak bosh. Acidi tanik i pranishëm në domate rrit aciditetin në stomak dhe mund të çojë në probleme të këtij organi kaq jetik për organizmin. Kështu që ata që kanë probleme të ezofagut dhe ulcerave, duhet të shmangin një sërë agrumesh si portokalli apo limoni.

Pijet e gazuara

Shumë njerëz mendojnë se këto pije mund të konsumohen në çdo kohë dhe kudo, por a është i vërtetë ky konstatim? Po sikur t’ju thoshim që pirja e pijeve joalkoolike në stomak bosh mund të shkaktojë stomak të fryrë ose më keq… Marrja e shumë pijeve të gazuara rrit kushtet e acidit në stomak që nga ana tjetër mund të jenë shkaku i kancerit të ezofagut. Acidi shumë i lartë gjithashtu mund të shkaktojë probleme serioze në organizëm.

Ushqime të shpejta me bazë brumin

Herët në mëngjes, është shumë favorizuese të shkoni në një furrë buke dhe të konsumoni diçka të shpejtë, përpara se të shkoni në shkollë apo punë. Por sidoqoftë këto ushqime në të vërtetë nuk mund të jenë më të mirat për stomakun tuaj, pasi përmbajnë shumë maja që mund të irritojnë stomakun tuaj. Disa prej këtyre ushqimeve mund të kenë në përbërje të tyre dhe erëza, të cilat në një stomak bosh rrisin shanset që të ndjeni disa irritime, e cila mund të çojë në reaksione acidike dhe ngërçe..

Ëmbëlsirat

Sheqeri është shumë i lehtë për tu tretur. Kur sheqeri hyn në stomak bosh, trupi i njeriut nuk mund të sekretojë mjaft insulinë për të ruajtur nivelet e tij normale në gjak. Për më tepër, sheqeri është një nga elementet që formon acidin, i cili mund të prishë ekuilibrin acid-alkalik. Në fakt ata që vuajnë nga diabeti në gjak duhet të shmangin sa më shumë konsumimin e ëmbëlsirave.

Kos

Kosi është plot me baktere të acidit laktik që kanë shumë përfitime shëndetësore. Sidoqoftë, acidi laktik bëhet joefektiv nga nivelet e aciditetit që ndodhet në një stomak bosh. Kjo vret bakteret e acidit laktik të pranishëm në këto produkte qumështi të cilat shkaktojnë aciditet. Prandaj kosi këshillohet të konsumohet 1-2 orë pasi keni ngrënë bukë.

Dardha

Dardhat përmbajnë fibra të papërpunuar. Kur e hamë atë me stomakun bosh, mund të rrezikojmë që të dëmtojmë mukozën delikate që ndodhet në stomak dhe si pasojë të kemi dhimbje. Këshillohet që ta kombinoni këtë frut me ndonjë tjetër ose me tërshërë.