Vajzat shqiptare nuk ndalen, Majlinda Kelmendi fiton medalje në Grand Slam-in e Tel Avivit

15

Kosova vazhdon të jetë lidër në xhudo, duke triumfuar në të gjitha kampionatet që organizohen.

Së fundmi, kampionia Olimpike, Majlinda Kelmendi, ka fituar medaljen e bronztë në Grand Slam-in e xhudos, që po mbahet në Tel Aviv të Izraelit.

Kelmendi do të duhet të ishte ndeshur për këtë medalje me Charline Van Snick, por belgia nuk u paraqit në takim, për shkak të një dëmtimi, thotë Komiteti Olimpik i Kosovës në një postim.

Më parë, gjatë turneut, Kelmendi kishte realizuar dy fitore ndaj gjermanes Annika Ëurfel dhe ruses Alesa Kuznetsova, në kategorinë për pesha deri në 52 kilogramë. Në gjysmëfinale, u mposht nga Chelsie Giles e Britanisë së Madhe.

Komiteti Olimpik i Kosovës thotë se Kelmendi, krahas medaljes së bronztë, fitoi edhe 500 pikë olimpike për Lojërat Olimpike Tokyo 2020.