Varkat turistike, realitet në Liqenin e Shkodrës

15

Varkat turistike janë sot një realitet në Liqenin e Shkodrës, duke rikthyer lundrimin në këtë pasuri të të gjithëve.

Beci tha se falë mbështetjes së Fondit Shqiptar të Zhvillimit dhe Qeverisë Shqiptare, pranë molit të Shirokës janë ankoruar tashmë dy varkat e para turistike me kapacitet 33 vende secila që janë një mundësi për vizitorët në Shirokë për të shijuar magjinë e liqenit më të madh në Ballkan.

Varkat i shtohen një rrjeti ndërhyrjesh që ka nisur me krijimin e 3 moleve përgjatë liqenit dhe lumit Buna.

Dy molet ne Shirokë dhe Zogaj kanë përfunduar ndërkohë që në me përfundimin e molit pranë Urës së Bunës do krijohet rrjet molesh për ankorimin e varkave turistike dhe rikthimin e lundrimit elitar në këtë pasuri ujore të Shkodrës në shërbim të turizmit.

/ata.gov.al