Varshavë, nderohet me çmim filmi “Delegacioni”

127

Filmi “Delegacioni” me skenar të Artan Minarollit dhe regji të Bujar Alimanit është shpallur fitues i Festivalit të 34-t Ndërkombëtar të Filmit në Varshavë të Polonisë.

Një bashkëprodhim mes Shqipërisë, Kosovës, Greqisë dhe Francës, bindi jurinë e festivalit duke i dhënë çmimin në kategorinë A.

Filmi trajton ngjarjet e Shqipërisë së viteve ’90, pas rënies së regjimit komunsit dhe në të luajnë Viktor Zhusti, Xhevdet Ferri, Ndriçim Xhepa etj.

Në “Warsaw Film Festival” u ndanë edhe çmime të tjera të rëndësishme si: Çmimi Special i Jurisë për Martina Apostolova për filmin “Irina”, dokumentari më i mirë për Johan Karrento etj.