Vasfije Krasniqi Goodman, mori çmimin Kim Bok-dong për Paqe për vitin 2019

24

Vasfije Krasniqi Goodman, e mbijetuar e dhunës seksuale gjatë luftës në Kosovë, u përzgjodh për të marrë çmimin Kim Bok-dong për Paqe për vitin 2019.

Ky çmim ndahet nga Këshilli Korean për Drejtësi dhe Përkujtim të Çështjeve të Skllavërisë Seksuale Ushtarake nga Japonia, dhe nderon individët apo organizatat që punojnë për të zgjidhur çështjen e dhunës seksuale gjatë luftës dhe për të siguruar të drejtat e grave në konfliktet e armatosura anembanë botës.

Zonja Krasniqi ka marrë pjesë në ngjarje të ndryshme duke përfshirë fjalimet publike, si në fushatën “Bëhu zëri im” përmes së cilës synohet ngritja e vetëdijesimit për këtë çështje.

Përveç që ka përfaqësuar zërin e të mbijetuarve të dhunës seksuale, nga koha e luftës në Kosovë nëpër shumë konferenca e simpoziume ndërkombëtare, ajo ka dhënë dëshmitë e saj edhe para Këshillit për të Drejtat e Njeriut të Kombeve të Bashkuara dhe së fundmi para Kongresit Amerikan.