Vatikani ”flet” shqip

363

Një ditë para shenjtërimit, artistë nga Kosova, Shqipëria, Maqedonia dhe vise tjera të banuara me shqiptarë do të mbajnë një koncert në bazilikën e Shën Palit në Romë për të nderuar jetën dhe veprën e Nënë Terezës. Artistët dhe organizatorët e koncertit e vlerësojnë këtë si një ngjarje me peshë mbarëkombëtare.

“Fondacioni Kulturor Nënë Tereza” ka ndarë në profilin e tij në facebook, disa momente nga prova gjenerale e artistëve shqiptarë, të cilët kanë mbërritur të gjithë në Romë. Gjithçka është duke shkuar drejt finalizimit për koncertin e sotshëm, ku do të këndojnë emrat më të njohur shqiptarë në arenën botërore si Rita Ora, Inva Mula, Ermonela Jaho, Shkëlzen Doli, Genc Tukiçi, Rame Lahaj, Gëzim Myshketa, Elbenita Kajtazi, etj. Por nuk do të mungojë edhe filarmonia dhe kori i Kosovës me dirigjentë si Bujar Llapaj, Baki Jashari prof. Rafet Rudi.

Koncerti do të mbahet sot në orën 19.30 dhe do të transmetohet drejtpërdrejt nga Top Channel.

14199201_959046087554300_3876820448473929080_n 14102635_959036694221906_5716294022933117041_n 14141548_959036087555300_1523665003360673395_n 14183914_959034904222085_6510095701610307813_n 14184545_959035750888667_2179596799356115902_n 14199414_959046170887625_6887001648344150872_n 14212035_959036720888570_7380745319316381640_n 14224895_959038334221742_1050826180225329104_n 14233130_959034177555491_5936045246448613615_n 14233168_959036077555301_2054844356311885443_n 14237699_959046084220967_692125147431082040_n 14237751_959034450888797_890704992874047396_n 14238365_959034944222081_1199106627505772035_n 14184387_959034194222156_2771050248393837701_n 14192071_959036094221966_8921814903125854934_n 14100292_959035150888727_4767222734768317241_n 14199564_959036670888575_8537576908932074399_n 14202558_959034224222153_2501400411806789732_n