Vatikani flet shqip për Skënderbeun/ Nga Dua Lipa te Inva Mula, të famshmit shqiptarë koncert madhështor

131

Viti jubilar i heroit tonë kombëtar Gjergj Kastrioti Skëndërbeu mblodhi mbrëmjen e sotme në një koncert të madh festiv emrat më të sukseshëm të artit shqiptar në botë nën moton “Bashkuar në muzikë në kujtim të Skëndërbeut”.

Në koncertin e mbajtur në selinë e shenjtë, i organizuar nga përfaqësia diplomatike e shtetit shqiptar në Vatikan, dhuruan performanca fantastike këngëtari  Ermal Meta, Elhaida Dani dhe sopranoja Inva Mula.

Në këtë atmosferë terësisht shqiptare nuk kishte si të mungonte tenori Kastriot Tusha me këngën mbarë popullore “Rredh në këngë e ligjërime”.

Lorik  Cana u shfaq në skenë me një interpretim mbresëlënës.

Pjesë e koncertit ishin dhe Dua Lipa, Olen Cesari, Kledi Kadiu, Genc Tukiçi, Rame Lahaj, Eno Peci dhe Erza Muqolli.

Më herët Papa Francesku priti një delegacionin të autoriteteve të larta të shtetit shqiptar

Në mes të shekullit të XV Gjergj Kastrioti Skëndërbeu vendosi lidhje të qëndrueshme marrëdhëniesh reciproke me Selinë e Shenjtë në Vatikan.

Mjaft intensiv qe ky raport me Papa Callisto III, i cili dhe pse me një papat të shkurtër vetëm 3 vjeçarë për shkak të moshës së tij të thyer, organizoi një kryqëzatë kundër turqve, të cilët më vitin 1453 kishin pushtuar Konstadinopojën.

Në letërkëmbinet e Gjergj Kastriotit me Papa Calliston III, pasqyrohet roli i rëndësishëm e përpjekjet e heroit tonë kombëtar për të ndaluar avancimin e ushtrisë turke në Europë.

Për kontributin e dhënë Papa Callisto III e vlerësoi Gjergj Kastriotin Skëndërbe me titullin “Atleti i Krishtit”