Vazhdojnë punimet për ndërtimin e rrugës Berat–Ballaban Loti 3 me gjatësi 16.9 km, fillon në fshatin Buz, mbaron në fshatin Ballaban.
Në të gjithë aksin rrugor po punohet me:
– gërmim dhe mbushje për formimin e trupit të rrugës.
– ndërtimin e veprave të artit (mure mbajtëse e pritëse, tomnino rrethore dhe box).
– mbrojtjen e skarpatave, të cilat do të shmangin rrezikun e rënies së materialeve në trup të rrugës duke rritur sigurinë për të gjithë drejtuesit e mjeteve.