MMSR inaguroi ndezjen e dritave me një lojë futbolli me futbollistët e vegjël, energjikë dhe ambiciozë të skuadrës “ Retë e zeza”. Vullnetarë nga SHBA bënë të mundur ndriçimin e ambjenteve të jashtme pranë banesave të komunitetit rom përmes sistemit të paneleve diellore. I ofruan këtij komuniteti gjithashtu, rulotat e rikonstruktuara nga nxënësit tanë të shkollave profesionale gjatë Olimpiadës së Aftësive, sikundër zbukuruan ambjentet me lulet dhe pemët e nxënësve të këtij profili. MMSR në bashkëpunim me Bashkinë Tirane do t’ju ofrojnë këtyre fëmijëve edhe një mencë. Për prindërit e tyre formim profesional duke ngritur një qëndër të posaçme pranë këtij komuniteti.
Burimi: MMSR fb