Vazhdon rikonstruksioni i rrugës nga kryqëzimi Dardhë-Arrëz deri në fshatin Nikolicë

27

Fondi Shqiptar i Zhvillimit ka përditësuar situatën e punimeve të projektit që parashikon rikonstruksionin e aksit rrugor nga kryqëzimi i rrugës Dardhë – Arrëz deri në fshatin Nikolicë.

Sipas njoftimit aktualisht punimet janë përqendruar në gërmim dhe zgjerim traseje dhe vepra arti.

FSHZH bën me dije se ky projekt krijon mundësi të reja për zhvillimin e atraksioneve turistike dhe nxit turizmin familjar.