Veç Tiranës dhe Shkodrës, një tjetër spital me Njësi Hemodinamike për banorët e jugut

24

Veç Tiranës dhe Shkodrës, një tjetër Njësi Hemodinamike në Spitalin Rajonal Memorial Fier ofron cilësi dhe siguri për të gjithë banorët e jugut që kanë nevojë për ndërhyrje në zemër me metoda të avancuara mini-invazive, duke shpëtuar jetë

Një ndërhyrje delikate tek një e moshuar nga Fieri është kryer me sukses nga stafi turko-shqiptar në Memorial, Dr. Evrin Dagtekin, Behxhet Dangëllia dhe Ali Oktay, me një teknikë të re të ndërmarrë nga mjekët turq.

Mbi 600 koronarografi janë realizuar gjatë këtij viti në Spitalin Memorial për banorët e jugut të vendit, të cilët tashmë e marrin shërbimin në Qendrën e Hemodinamikës në Fier, pa patur nevojë të vijnë në Tiranë.