Velipojë-Ulqin, nga 73 km do bëhet vetëm 1 km. Shihni projektin e urës që lidh dy vendet

819

Një urë do të lidhë Velipojën me Ulqinin, duke shkurtuar distancën me 72 herë. Ura do të jetë 310 metra e gjatë dhe do të shkurtojë në vetëm 1 kilometër distancën mes dy zonave që aktualisht lidhen nga një rrugë 73 kilometra.

Ky projekt është i rëndësishëm, jo vetëm për shkak të 73 kilometrave që do të shndërrohen në 1 km rrugë midis dy vendeve, por edhe sepse kjo zonë, që prej fillesës së bregdetit në Ulqin dhe deri në fund të Velipojës, mund të jetë një zonë turistike shumë tërheqëse në të ardhmen.

Projekti përfundimtar për urën pritet të miratohet në fund të gushtit. Punimet pritet të nisin në qershor të vitit të ardhshëm dhe ndërtimi saj do të zgjasë 18 muaj. Ura pritet të kushtojë 9 milionë euro.