‘Vend i parezistueshëm’, gazeta e njohur botërore: Shqipëria, sekreti i fundit i Europës!

97

Media prestigjioze spanjolle El Pais, ka publikuar sot një artikull mbi vendit tonë me titull: Shqipëria, sekreti i fundit i Europës. “Pas dekadash izolimi, ky vend Ballkanik hapet para botës me një përzierje të pa rezistueshme plazhesh të mrekullueshme, pyjesh të dendura dhe qytete të shumta osmane, ku ende ndihet gjurma e komunizmit”, shkruhet ne artikull.

Sipas El Pais, turistët spanjollë, të moshuar tashmë, kujtojnë se për shumë dekada, pasaportat e tyre ishin: “të vlefshme për të gjitha vendet, përveç Shqipërisë, Korenë e Veriut dhe Mongolisë së Jashtme” dhe për ata më kuriozët kjo zgjoi një dëshirë të pakontrollueshme për të zbuluar se çfarë fshihnin këto vende të ndaluara.

Nga këto vende të ndaluara, Shqipëria ishte më e afërta, por deri shumë vonë ajo ka mbetur larg hartës turistike. Tani shqiptarët duan të shfaqen sa më shumë para botës dhe të tregojnë bukuritë e tyre, si kulturore, ashtu edhe natyrore. Dhe kjo duhet të bëhet përpara se turizmi masiv ta zbulojë atë,” vazhdon artikulli.

Në artikull shkruhet se izolimi e ka bërë vendin tonë, në një dimension disi më të vogël se Katalonja apo Galicia, një vend ndryshe nga pjesa tjetër e fqinjëve të tij në Ballkan. Nuk është një destinacion për ata që kërkojnë shumë komoditete dhe një udhëtim pa ngjarje të paparashikuara, por pikërisht këtu qëndron dhe e bukura e saj shkruan El Pais: ta shndërrosh një udhëtim në një aventurë të vogël.

Për artikullin e plotë të El Pais mund të klikoni këtu!