Vendet më të lumtura në botë për vitin 2023

3

Raporti, i cili është një botim i Rrjetit të Zgjidhjeve të Zhvillimit të Qëndrueshëm të OKB-së, bazohet në të dhënat e sondazheve globale nga njerëz në më shumë se 150 vende.

Vendet renditen sipas lumturisë bazuar në vlerësimet mesatare të jetës së tyre gjatë tre viteve të mëparshme.

Për të gjashtin vit radhazi, Finlanda është vendi më i lumtur në botë, sipas renditjes së Raportit të Lumturisë Botërore bazuar kryesisht në vlerësimet e jetës nga Sondazhi Botëror i Gallup.

Vendi nordik dhe fqinjët e tij, Danimarka, Islanda, Suedia dhe Norvegjia të gjitha shënojnë shumë mirë në masat që përdor raporti për të shpjeguar gjetjet e tij si jetëgjatësia e shëndetshme, mirëqenia për frymë, mbështetja sociale, korrupsion i ulët, bujari në një komunitet ku njerëzit kujdesen për njëri-tjetrin dhe lirinë për të marrë vendime kyçe të jetës citon CNN.

Vendet më të lumtura në botë për vitin 2023

Finlanda, Danimarka, Islanda, Izraeli

Holanda, Suedia, Norvegjia, Zvicra

Luksemburgu, Zelanda e Re, Austri, Australi

Kanada, Irlanda, Shtetet e Bashkuara, Gjermania

Belgjika, Republika Çeke, Mbretëria e Bashkuar, Lituani

/businessmag.al