VENDIMI/ 40 mln dollarë për bonusin e fundvitit për pensionistët, familjet në nevojë dhe personat me aftësi të kufizuara

58

Pensionistët, familjet me ndihmë ekonomike dhe personat me aftësi të kufizuara janë kategoritë që do të marrin bonus për festat e fundvitit. Ku vendim u mor sot nga qeveria, dhe fondi total i alokuar për këto shpërblime është 40 mln dollarë.

“Janë 668 mijë pensionistë që përfitojnë nga paketa që është miratuar sot që arrin në një vlerë prej 3.5 mld lekësh sa i përket pensionistëve dhe 400 mln lekë sa i përket kategorive të tjera. Janë afërsisht 40 milion dollarë që alokohen për shpërblimet e fundvitit për pensionistët familjet me ndihmë ekonomike dhe personat me aftësi të kufizuara”

66 mijë familje që marrin ndihmë ekonomike që do të përfitojnë nga ky bonus i fundvitit e po ashtu edhe 72 mijë persona me aftësi të kufizuara. Fondi i vënë në dispozicion vetëm për këto dy kategori është 4 mln dollarë.

“Shpërblimi i fundvitit për familjet me ndihmë ekonomike dhe të gjithë ata përfitues të skemës së pagesave të aftësisë së kufizuar, janë rreth 72 mijë individë që mbështeten nga kjo skemë, për personat që vuajnë nga sëmundje të ndryshme janë 72 mijë individë që do përfitojnë. Fondi i vënë në dispozicion është rreth 4 mln dollarë pa përfshirë pensionistët”

Pensionistët do të marrin 5 mijë lekë shpërblim këtë fundvit, ndërsa familjet në nevojë dhe personat me aftësi të kufizuara do të marrin nga 3 mijë lekë.