Vendimi/ Brenda muajit, 176 mijë familje marrin pagesën prej 40 mijë lekësh

98

Nga data 20 prill shuma 40.000 lekë do të fillojë të derdhet në llogaritë e të gjithë individëve të përfshirë në paketën e zgjeruar të ndihmës dhe brenda muajit të 176 mijë familjet përkatëse do ta kenë marrë atë.

Sipas vendimit të qeverisë, paketa e zgjeruar mbështet me një pagesë direkte 40.000 lekë (400usd) 176.000 mijë familje.

-Paketa e zgjeruar mbështet 100 mijë të punësuar në bizneset e vogla, të cilat janë goditur në xhiron e tyre gjatë javëve të kufizimit të lëvizjeve

-66 mijë punonjës në bizneset e mëdha që janë goditur gjatë këtyre javëve në vendet e tyre të punës

-10 mijë të punësuar në sektorin e turizmit