Vendimi emocionues/ E moshuara dhuron pensionin: Kaq mundësi kam

24

Një e moshuar nga Gjirokastra ka marrë një vendim shumë emocionues. Ajo ka vendosur që pensionin e saj, t’ia dhurojë familjeve të dëmtuara nga tërmeti.

Kjo është Xhevaire Xhiku nga Gjirokastra.

E moshuara do të dhurojë pensionin e një muaji për nevojtarët.

“U trondit i gjithë vendi, u trondit e gjithë bota jo ne që i kemi motrat dhe vëllezërit tanë. Me ato mundësi që kemi, një pension timin këtë muaj nuk e doja, vetëm pensionin e burrit, aq mundësi sa kisha dhe më shumë do kountribuoja”.