Vendimi/ Krijohet dogana në aeroportin e Kukësit, fluturimi i parë më 18 prill

39

Këshilli i Ministrave ka marrë vendim për krijimin e zonës doganore të përhershme në Aeroportin Ndërkombëtar të Kukësit.

Vendimi është marrë një ditë më parë në mbledhjen e qeverisë me propozim të Ministrit të Financave dhe Ekonomisë.

Në vendimin e qeverisë sqarohet: Krijimin e zonës doganore të përhershme, Aeroporti Ndërkombëtar i Kukësit, në brendësi të territorit doganor të Republikës së Shqipërisë. Shtrirja e zonës doganore është në një sipërfaqe prej 781 682 m2, sipas planvendosjes, që i bashkëlidhet këtij vendimi dhe është pjesë përbërëse e tij. Ngarkohen Ministria e Financave dhe Ekonomisë dhe Drejtoria e Përgjithshme e Doganave për zbatimin e këtij vendimi”.

Aeroporti është aktualisht në fazën e certifikimit dhe se më 18 prill pritet të kryet fluturimi i parë Kukës-Londër.