Vendimi/ Nga 1 prilli, paga minimale në Shqipëri bëhet 40 mijë lekë

4

Nga 1 Prilli, paga minimale në sektorin privat dhe atë shtetëror në Shqipëri do të jetë 40 mijë Lekë. Ky është vendimi më i fundit i miratuar nga qeveria, qe shenon rritjen e tretë brenda 1 vitit të pagës minimale.

Sot u mor vendimi për caktimin e pagës minimale, I cili në bazë të vendimit shkon nga 34 mijë lekë, në nivelin 40 mijë Lekë. Rritja që sot u miratua  në Këshillin e Ministrave është prej 6 mijë lekësh bruto dhe është në nivel 17.6 % më e lartë se sa paga që është aktualisht në treg. Kjo pagë do ti atribuohet si sektorit privat, ashtu dhe atij publik. Çdo punëmarrës dhe punëdhënës do jetë i detyruar të zbatojë vendimin e pagës minimale që nga data 1 prill, që do të thotë se paga që punonjësit do marrin më 1 maj të jetë e reflektuar kjo rritje.

Paga minimale u rrit për herë të fundit më Shtator të vitit të kaluar, në nivelin e 34 mijë lekëve. Sipas INSTAT, deri në tremujorin e tretë 2022, 16% e të punësuarve në vend paguhen deri në pagë minimale, dhe 27% të tjerë kanë pagë deri në 40 mijë lekë.

Gjithashtu qeveria ka vendosur rritjen e pagës për ushtarakët me 7%. Nga 1 Marsi, rritja hyn në fuqi për mbi 6500 ushtarakë dhe niveli mesatar gjatë pagave me këtë vendim është 870 mijë lekë. Kjo kategori rritjen më të fundit e pati vitin e kaluar me 30 për qind.