VENDIMI/ Rriten pagat për policinë, zjarrfikësit, Gardën, policët e burgjeve dhe administratën

88

Këshilli i Ministrave ka miratuar disa vendime që lidhen me rritjen e pagave për disa kategori. Rritja do të jetën nga 7 deri në 15 për qind sipas përcaktimeve.

Policia e shtetit në nivelet bazë, pra gjithë punonjësit e policisë në nivel inspektorësh si dhe niveli i mesëm, do të kenë një shtesë page. Shtesa më e lartë është për nivelin bazë, shtesa më e ulët për nivelin e mesëm, respektivisht 15 dhe 7 për qind. Po ashtu e njëjta gjë vlen për Gardën e Republikës, për policinë e burgjeve, për zjarrfikëset, për administratën publike, jo vetëm për nëpunësit në shërbimin civil por edhe nëpunësit mbështetës.

Të gjitha këto vendime hyjnë në fuqi sot dhe paga e ardhshme që do të marrin këto kategori do të jetë e rritur, sipas përcaktimeve në vendimet përkatëse.