Vendimi/ Shpërblim edhe për mësuesit dhe edukatorët, ja sa do marrin

19

Krahas kategorive të tjera, edhe mësuesit e edukatorët do të përfitojnë shpërblim këtë fundvit.

Shpërblime për mësuesit dhe edukatorët do të ndahen në dy kategori. Ata që marrin rrogë nën 60 mijë Lekë të reja bruto do të përfitojnë 20 mijë Lekë të reja. Kurse mësuesit dhe edukatorët me pagë mbi 60 mijë Lekë të reja bruto do të marrin 10 mijë Lekë të reja shpërblim.

  • 6045 mësues dhe edukatorë me pagë bruto nën 60 mijë lekë do të përfitojnë një vlerë monetare prej 20,000 lekë (të reja) nga Pakoja e Madhe
  • 30,693 mësues dhe edukatorë të tjerë, me pagë bruto mbi 60 mijë lekë do të marrin 10,000 lekë (të reja) 

Gjithashtu, 1200 efektivë këmbësorie do të përfitojnë 20 000 lekë (të reja) nga Pakoja e Madhe e mbështetjes për përballimin e inflacionit të luftës që ka miratuar Qeveria këtë fundviti.

Shpërblim këtë fundvit do të marrin dhe kontrollorët, inxhinierët dhe teknikët e navigimit ajror.

Po.al

Shpërblim për policinë e shtetit, përfitojnë 9604 punonjës

Fondi 8 miliardë lekë/ Ja sa lekë do marrin administrata, nënat kryefamiljare, pensionistët, familjet me ndihmë ekonomike…