Vendimi i sotëm i Këshillit të Ministrave: Ja 5 kategoritë që përfitojnë lehtësime

248

43

Qeveria miratoi sot  vendimin që lehtëson procedurat e legalizimit të ndërtimeve pa leje.

Vendimi “Për disa ndryshime dhe shtesa në VKM nr. 280 dt. 01.04.2015”, parashikon një sërë lehtësish dhe përfitimesh në favor të aplikuesve për legalizim.

Ky vendim pritet që të përmirësojë procedurat e kualifikimit të ndërtimeve pa leje dhe trajton drejtpërdrejt të drejtat dhe interesat e qytetarëve, duke ndarë kategoritë e ndërtimeve që mund të legalizohen, nga ato që nuk mund të legalizohen.  Qëllimi kryesor i vendimit është pakësimi i kritereve që shkaktojnë përjashtimin e ndërtimeve nga legalizimi.

Kategoritë që përfitojnë:

– Ndërtimet e ndodhura në trojet e objekteve ish-ushtarake, për të cilat tashmë ka një kornizë të qartë bashkëpunimi me Ministrinë e Mbrojtjes;

– Ndërtimet, legalizimi i të cilave pengohej pa shkak nga procedurat përmbarimore, çka rregullohet më së miri nga vendimi në fjalë;

– Ndërtimet që ndodhen në territore shtetërore, të administruara nga organet vendore apo qëndrore;

– Ndërtimet që kanë kufizime të pronës/truallit ku janë ngritur, sipas informacionit të ZVRPP. Edhe këto raste tanimë janë të trajtueshme nga ALUIZNI;

– Përfitojnë nga ky vendim edhe objektet e ngritura para vitit 1991, në rastet kur në truallin e tyre gjenden shtesa apo ndërtime të tjera pa leje.