Vendimi/ Vendosni panele diellore në shtëpi dhe do paguani vetëm 30% të kostos, si të aplikoni

197

Nga 1 nëntori, qeveria do të subvencionojë me 70% qytetarët për vendosjen e paneleve diellore për ngrohjen e ujit.

Mësohet se gara për ofruesit e impianteve diellore do të hapet më 1 tetor, ndërsa qytetarët do të mund të aplikojnë duke nisur nga data 1 nëntor sipas parimit “i pari që aplikon, shërbehet i pari”. Do të ketë një aplikacion elektronik transparent dhe qytetari do të shikojë se i sati është në aplikim. Fillimisht gara do të hapet për 2 mijë aplikime, por menjëherë sa të përmbushen 2 mijë aplikimet e para, do të hapen thirrjet e tjera.

Vendosja e paneleve diellore shihet si një mundësi e mirë për të krijuar pavarësi energjetike, pasi Shqipëria ka thuajse gjithë ditët me diell.