Vendosen tabelat, 65 plazhe publike nga Ura e Dajlanit tek Përroi i Agait

20

Bashkia e Durrësit ka marrë masa për vendosjen e sinjalistikës përkatëse për plazhet publike.

Punonjësit e bashkisë Durrës kanë nisur punën sot në terren për vendosjen e sinjalistikës përkatëse për plazhet publike.

“Nga Ura e Dajlanit deri tek zona e Përroit të Agait, 65 hapësira për plazhe publike janë në dispozicion të qytetarëve durrsakë dhe pushuesve”, shprehet bashkia.

Vendimi i qeverisë përcakton që vija bregdetare e shfrytëzuar për pushuesit në verë nuk do të ndahet si më parë në parcela për plazhe publike dhe të tjera për plazhe private.

Qeveria përmes një vendimi të përcjellë për çdo njësi vendore dhe kryesisht atyre që do të presin pushuesit në bregdet gjatë sezonit të verës, ka përcaktuar me saktësi çdo detaj lidhur me këtë çështje.