Veprimi i shqiptarit që “mahniti” banorët e Gjermanisë

163

Portali gjerman i ka kushtuar një artikull shqiptarit Zeçir Gashi, i cili ka shndërruar rimorkion e makinës së tij në një kazan plehrash në qytetin Nagold.

Meqenëse sasi të mëdha mbeturinash lihen gjithmonë në parkingun e shkollës profesionale të zonës pas fundjavave të takimeve të të rinjve, shqiptari Zeçir Gashi reagoi në mënyrë simbolike me veprimin e tij, në mënyrë që mbeturinat të mos lihen më në atë gjendje.

Gjesti i tij për ta kthyer rimorkion e makinës në një kosh mbeturinash është mirëpritur nga të gjithë.

Zeçir Gashi emigroi në Gjermani në moshën 15 vjeçare duke ndjekur babain e tij. Në vitet 2000 në Gjermani nuk kishte ende shoqata që të promovonin kulturën shqiptare në Gjermani dhe Gashi pa mundësinë  për të ndryshuar diçka dhe e shfrytëzoi atë. Ai dëshironte që shtëpia e tyre e dytë, Gjermania të njihej me kulturën shqiptare.