“Verë” në dimër/ Java e parë e janarit, orë të shumta me diell dhe temperatura të larta

5

Java e parë e janarit ka nisur me mbizotërimin e motit të kthjellët. Orë të shumta me diell do të jenë prezente gjatë paraditeve, ndërsa pasditet do të sjellin kalime të herë pas hershme të vranësirave.

Sipas MeteoAlb, vranësirat më të fokusuara do të jenë prezente nga dita e enjte, sidomos në zonat malore, po sërish nuk do të kemi reshje shiu.

Temperaturat do të vijojnë të jenë të larta edhe këtë javë të parë të janarit, duke bërë që temperaturat të ngjiten deri në 18 gradë Celsius, që janë 2-2.5 gradë më të larta se normalja.

Edhe mëngjeset do të jenë më të ngrohja se sa normalet e muajit janar.