Vermoshi, mahnitja e motoristëve nga Greqia

6

Fshati turistik i Vermoshit në Shkodër vitet e fundit është kthyer në një prej destinacioneve më të preferuara për turistët e huaj.

I ndodhur në një distancë prej gati 100 km nga qyteti i Shkodrës, në një lartësi prej 1100 metra mbi nivelin e detit, Vermoshi është fshati më i madh i Alpeve të Shqipërisë.

Vermoshi, përbën skajin më verior të Republikës së Shqipërisë. Fshati i Vermoshit është i ngritur mbi një fushë malore të krijuar nga lumi i Limit dhe shtrihet në një luginë me origjinë akullnajore. Në të dyja anët e luginës ngrihen shpate malesh me pjerrësi të konsiderueshme dhe të veshura me pyje dhe kullota. Bimësia drunore përbëhet kryesisht nga ahu dhe halorët.

Vermoshi shquhet për panoramën e tij, si dhe për reshjet e dëborës, që zgjasin afro 100 ditë në vit.

/ata.gov.al