Vetbesimi, një nga dhuratat më të mëdha që prindi mund t’i japë fëmijës

532

Carl Pickhardt, një psikolog dhe autor i disa librave, thotë se një fëmijë i cili ka mungesë vetbesimi do të jetë ngurrues për të ndërmarrë inisiativa apo sfida pasi ka frikë se mos dështon ose zhgënjen të tjerët.

Kjo do të thotë që ata të qëndrojnë të tërhequr gjatë jetës së tyre dhe për pasojë dhe mungesë suksesi në karrierën e tyre.

‘’Armiku i vetbesimit është frika dhe dekurajimi,’’ thotë ai. Kësisoj ju si prindër, keni për detyrë të mbështesni dhe të inkurajoni fëmijet tuaj.

Ja disa këshilla për mënyren sesi prindërit duhet t’i trajtojnë fëmijët e tyre:

1-Vlerësojeni çdo përpjekje të fëmijëve pavarësisht nëse ja dalin apo dështojnë.

2-Lejojini t’i zgjidhin vetë problemet e tyre.

3-Lejojini të veprojnë sipas moshës së tyre.

4-Nxitini kuriozitetin tek fëmijët.

5-Jepuni, herë pas here, sfida të reja.

6-Shmangni mundësitë për t’i rënë shkurt apo të bëni përjashtime për fëmijët tuaj.

7-Kurrë mos kritikoni shfaqjen e tyre.

8-Trajtoni gabimet e tyre me qëllimin që do u shërbejë fëmijëve si mësim.

9-Hapuni portat për eksperienca të reja.

10-Tregujuni atyre çfarë dini dhe në mënyrë që të veprojnë ata pastaj.

11-Mos ua thoni atyre kur ju shqetësoheni për ata.

12-Jepuni ndihmë dhe mbështetje por jo edhe aq shumë sa të bëhen jokreativ.

13-Duartrokisni kurajon për të provuar gjëra të reja.

14-Jini autoritar por jo strikt.

Burimi: independent.co.uk