Vetëm 1 orë larg nga Tirana/ Ulza, destinacioni i ri turistik që fsheh thesare (FOTOT)

256

Ulza është një ndër atraksionet turistike që po merr zhvillim nga viti në vit. Vizitor nga e gjithë shqipëria po jo vetëm, vizitojnë çdo ditë këtë perl natyrore e cila mban edhe statusin “EKO Park”. Investimet e bëra nga banorë të zonës po tërheqin vizitor nga të gjitha zonat e Shqipërisë, por këtu nuk mungojnë as turistët e huaj.

Peizazhi fantastik, ushqimet totalisht bio, peshku i liqenit dhe freskia e pemëve janë gjithçka që të duhet për të kaluar orët e nxehta të pikut të verës.

Por këtë vit në Ulëz ka edhe një tjetër risi. Teksa pret të shijosh gatimet e shijshme të zonës, mund të bësh plazh në liqen.

Një shëtitje me varkë apo skaf, është një tjetër mundësi që mund ta shijosh teksa ndodhesh në ulëz. Infrastruktura e krijuar ju jep mundësinë çdo grupmoshe për tu freskuar në ujin e pastër të këtij liqeni.

Ulza ndodhet vetëm 70 kilometra nga Tirana dhe mund të shkohet aty për një orë.