“Viber” i njeh Kosovës kodin telefonik +383

369

Njerëzit në Kosovë reaguan me entuziazëm gjatë kësaj fillimjave, pasi shërbimi i mesazheve dhe thirrjeve telefonike përmes internetit, “Viber”, u bë aplikacioni i parë i telekomunikacionit që njeh dhe përdor kodin telefonik ndërkombëtar të Kosovës.

Reagimet të shumta entuziaste pati në rrjetet sociale, pasi përdoruesit e “Viber”-it në Kosovë u njoftuan pasditen e së hënës, se numrat e regjistruar në telefonët e tyre do të ndryshonin për të shfaqur edhe kodin e ri telefonik të vendit, +383.

“Thirrjet dhe mesazhet drejtuar popullit në Kosovë mund të merren nga numrat me kodin telefonik +383 nga thuajse e gjithë bota”, tha drejtori i Autoritetit Rregullator Elektronik dhe Komunikimeve Postare në Kosovë (ARKEP), Kreshnik Gashi, përmes një statusi në “Facebook”.

Ish-ministri i Jashtëm kosovar, Petrit Selimi lavdëroi gjithashtu këtë ngjarje të madhe.

“Pak ditë përpara se Kosova të festojë 10-vjetorin e Pavarësisë, kosovarët më në fund do të mund ta përdorin kodin e tyre telefonik +383”, shkroi Selimi në “Twitter”. “Telefonat e kujtdo përdoruesi kanë marrë njoftimin për këtë zhvillim. Jo më numra sllovenë, nga Principata e Monakos apo serbë”, shtoi më tej ai.

Deri më tani, shqiptarët e Kosovës kanë përdorur kodin telefonik ndërkombëtar +377 (të Monakos) ose +386 (të Sllovenisë).

Ndërsa Telekomi i Kosovës përdorte kodin telefonik serb +381, për thirrjet drejt numrave fiks.

Kodi +383 iu akordua Kosovës nga Unioni Ndërkombëtar i Telekomunikacionit në dhjetor të vitit 2016.

Burimi: Top Channel