VIDEO/ BBC nxjerr dokumentar për Shqipërinë, promovon “mrekullitë kuqezi”

12

Mrekullitë e Shqipërisë, historia dhe kultura do zbulohen për publikun ndërkombëtar në një nga televizionet më të mëdha, BBC. Bëhet fjalë për një program eksplorues me disa seri në Shqipëri, që do të transmetohet në BBC World News duke nisur 21 Janari. Gazetarja Bettany Hughes duke e cilësuar tokën shqiptare si enigmatike ka mbetur e mahnitur.

Në faqen e BBC bëhet e ditur se në episodin e parë do shihet qyteti antik i Butrintit. Komunitetet e largëta në Alpet spektakolare shqiptare do jenë po ashtu pjesë e këtij programi të parë.

Nën titullin “Mrekullitë e Shqipërisë” ky program do të eksplorojë historinë dhe kulturën e vendit përmes qyteteve antike, kalave, vendeve arkeologjike dhe historive njerëzore.

Promovimi i Shqipërisë në BBC vjen pas disa shkrimeve të gazetës New York Times, ku së funmdi e ka rekomanduar Luginën e Vjosës si një mrekulli të natyrës që duhet vizituar përgjatë vitit 2023.